Mbrëmë kampionia e Kosovës në basketboll Trepça, ka pësuar humbjen e tretë radhazi në FIBA Europe Cup.
Në palestrën “Minatori” Trepça u mposht nga skuadra polake me shifrat Anwil Wloclawek me shifrat 97-87.
Polakët e kanë dominuar lojën sidomos në çerekun e parë me shifrat 32-23, Trepça pastaj reagoi në çerekun e dytë me shifrat 18-12 mirëpo Anwil e thelloi epërsinë në çerekun e tretë me rezultat 27-16.
Edhe pse në çerekun e katërt Trepça fitoi me rezultat 30-26, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të evituar humbjen.
Trepça tani është e fundit në grupin F dhe ka 3 humbje, ndaj PAOK humbi me rezultat 85-74 dhe ndaj Braunschweig humbi me rezultat 84-70.
Në anën tjetër Bashkimi ka pritur në palestrën “Sezai Surroi” ekipin francez Dijon, ku u mposht pas vazhdimeve.
Ndeshja përfundoi me shifrat 68-68, por në vazhdime Dijon fitoi me 9 pikë epërsi ndaj Bashkimit, duke ja shkaktuar kështu humbjen e tretë radhazi Prizrenasve.
Bashkimi është mposhtur nga Cibona me rezultat 93-79 dhe nga Reggiana me rezultat 100-65.




