Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot një emision të veçantë pullash postare me titullin “Distria Krasniqi”, duke i dhënë nder kampiones botërore dhe olimpike në xhudo.
Krasniqi, e cila është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025 në të gjitha kategoritë, tani do të përfaqësohet edhe përmes një simboli kombëtar, pullës postare, e cila do të udhëtojë nëpër botë.
Ky emision i ri filatelik përfshin një pullë postare dhe Zarfin e Ditës së Parë dhe është realizuar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos së Kosovës. Pullat do të jenë në qarkullim deri në përfundimin e stokut, duke shërbyer si një nderim i merituar dhe burim frymëzimi për sportistët dhe adhuruesit e sportit në mbarë vendin.




