Gjatë Muajit Rozë – Tetorit, Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, nën moton “Me ty fillon parandalimi”, Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë dhe Ferizaj, zhvilluan me sukses një sërë aktivitetesh sensibilizuese në institucione arsimore, sociale dhe komunitare, me qëllim ngritjen e vetëdijes për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. 🎀
Në përmbyllje të këtij muaji, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, falënderojnë të gjithë profesionistët dhe pjesëmarrësit që kontribuan në realizimin e aktiviteteve, duke forcuar kulturën e kujdesit dhe ndërgjegjësimit shëndetësor në komunitet.🙏🏼





