Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2359 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 22 aksidente me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 10 persona, derisa 8 persona janë dërguar në mbajtje, si dhe 1 në vuajtje të dënimit.





