Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, gjë që do ta detyrojë klubin zikaltër të bëjë ndryshime të rëndësishme në mesfushë. Sipas burimeve nga Sky Sport, mesfushori shqiptar ka tërhequr interesin e skuadrës spanjolle Real Betis.
Ish-futbollisti i Empolit është një nga alternativat që klubi andaluzian po vëzhgon gjatë kësaj merkatoje. Megjithëse Asllani ka shprehur disa herë dashurinë për Interin dhe faktin që është tifoz i klubit, mungesa e vazhdueshme e hapësirave në formacionin titullar në dy sezonet e fundit mund ta nxisë të kërkojë një aventurë të re. Një transferim i mundshëm do t’i jepte atij më shumë minuta në fushë dhe mundësi për të dëshmuar potencialin e tij.




