Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se fqinji i Kosovës, Serbia po vazhdon me përndjekjen e qytetarëve serbë në veri të cilët nuk po i bindën urdhrave të Vuciqit.
Kurti I ftuar në TëVë, ka kërkuar BE-së dhe NATO-së të sanksionohet Serbia pasi që ka ide hegjemoniste dhe përbën kërcënim për Ballkanin.
Shefi në detyrë i qeverisë, i ka bërë thirrje edhe serbëve në veri për bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, Serbia është drejtuar kah Kremlini, e jo Evropa ashtu siç është rreshtuar Kosova.




