Klubi I FC Malisheva prezanton dy ardhje të reja në shtabin teknik, të cilët sipas klubit do të jenë vlerë e tyre dhe e kryetrajnerit, Elon Berisha.
Fitim Shabani vije si Trajner Kondicional, i cili është profesionist i fushës së tij, ku ka shërbyer për 3 vite te Prishtina e Re, si dhe poashtu ka mbajtur të njejtin rol edhe te Kombëtarja A e femrave dhe është aktualisht edhe te Grupmosha U-21 e Kosovës. Fitimi është edhe instruktor për licencat për trajnerët e rinj në kuadër të FFK-së.
Ndërsa Kastriot Rexha, do të jetë Ndihmës Trajner, i cili presim t’a ndihmoj ekipin me eksperiencën e tij si futbollist i shquar, veçanarisht repartin e sulmit. Ai poashtu ka punuar si Ndihmës Trajner në 2 Korrim e disa klube tjera, ndërsa së fundi ishte te Prishtina e Re.





