Një nga këngët më të njohura të muzikës shqiptare “Ëndërr” të Agron Berishës rikthehet në versionin modern nga këngëtarja, Mirsa Kerqeli.
Lajmin e bëri të ditur vetë Kerqeli përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë pamje nga klipi i ri, që tashmë është publikuar.
Në postimin e saj, Mirsa Kerqeli u shpreh e lumtur për këtë rikthim në një këngë që, sipas saj, ka një vend të veçantë në zemrën e publikut: “Sapo publikova projektin tim më të ri – versionin tim të këngës ‘Ëndërr’ nga ikona e muzikës shqiptare, Agron Berisha. Shpresoj që t’ju pëlqejë”.





