Një sulm vetëvrasës tronditi Islamabadin të martën, duke lënë të vrarë 12 persona dhe duke plagosur 27 të tjerë, në një nga zonat më të frekuentuara pranë portave të një gjykate të qarkut.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Mohsin Naqvi, sulmuesi aktivizoi lëndën shpërthyese pranë një veture policie, pasi kishte dështuar të hynte në hapësirat e gjykatës.
Shpërthimi, i dëgjuar me kilometra larg, ndodhi në kohën kur zona zakonisht është e mbushur me vizitorë që marrin pjesë në seanca dëgjimore ndërsa viktimat ishin kryesisht kalimtarë rastësorë ose persona që kishin ardhur për terminë në gjykatë.




