Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk e kishte pavarësinë e Kosovës.
Veç kësaj, Hill tha se kur ekzistonin problematika serioze gjatë Marrëveshjes së Rambujesë, supozonin se pas tyre ishte Demaçi.
Ai theksoi se në këtë pikë, ata mendonin se nuk ishte ndonjë person që ta nënshkruante marrëveshjen.
Hill e tha këtë pasi iu prezantua një dokument në të cilin thuhej se ka pasur një konflikt të madh për Rambujenë brenda UÇK-së.




