Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda derisa ka shpalosur parregullsitë që ndodhën me fletëvotimet në Mitrovicë, ka bërë thirrje që ky qytet të shkojë në rivotim.
Ai në konferencën për media ka thënë se bartja e fletëvotimeve nga një vend në vendin tjetër bie ndesh me ligjin dhe me rregullat e KQZ-së.
Gruda ka theksuar dhe si fakt atë se Mitrovica ishte komuna e vetme ku pati më së shumti votime dhe e potencon se ky dështim i KQZ-së është më serioz si në rezultate, ashtu edhe në proces.
Ndonëse KQZ doli me sqarim se ishte gabim teknik, Gruda tha se ajo ka pak rëndësi dhe nuk duhet të thirret mbi këtë.




