Ambasadorja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova,u takua sot me Shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Arjun Shrestha.
Gjatë takimit është diskutuar për përpjekjet e përbashkëta në forcimin e kapaciteteve të menaxhimit të migracionit dhe azilit në Kosovë.
Gjithashtu, Palatova dhe Shrestha eksploruan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në kuadër të nismave të financuara nga BE-ja.




