Teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për formimin e Qeverisë, Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk do të ketë një Qeveri Konjufca 1.
Sipas Gurit, mandatimi i Konjufcës është një tentim për të blerë kohë dhe për ta ndryshuar datën e zgjedhjeve, sepse ditën kur u mandatua Konjufca deklaroi se nuk është I gatshëm për të ofruar ndonjë marrëveshje bashkëpunimi.
Ai ka theksuar se LDK nuk bashkëpunon me Vetëvendosjen pavarësisht se ishin bërë shumë kërkesa nga kjo e fundit.




