Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë të Sektorit Rajonal në Mitrovicë mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në një lokacion në zonën e Vushtrrisë dhe kanë gjetur një armë të gjatë të llojit Ak-47 dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Personi i dyshuar, shtetas i Republikës i moshës 34 vjeçare është arrestuar dhe pas intervistimit, me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve”, thuhet në njoftim.




