Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës ëhstë hapur ekspozita e cila i dedikohet kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshitit.
Kryetari i Këshillit, Enkel Rexhepi tha se “Këndi i Beratit” me fanellën e Kombëtares do të mbahet në selinë e KKSh-së e ku do të shërbejë për të rinjtë të cilët do të besojnë se edhe nga Lugina mund të ngjitesh në majat e Evropës.
Kjo ekspozitë u zhvillua në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Rexhepi uron që ky kënd të ngjallë ambicie, besim dhe krenari, që pastaj shumë të rinj të bëhen ambasadorë të Luginës në botë.





