Aleanca Kosovare e Bizneseve ka kërkuar kontrolle të barabarta për produktet vendore dhe ato të importuara.
AKB thotë se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta dhe kërkon transparencë për rezultatet e analizave laboratorike.
Kryetari Agim Shahini tha se mbrojtja e prodhimit “Made in Kosovo” është interes ekonomik dhe ndihmon në ruajtjen e vendeve të punës dhe uljen e varësisë nga importet.




