Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se forcimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë është pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike të Beogradit, të cilën e lidhi me synimet ndaj Kosovës.
Në Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës, Kurti tha se ndikimi i Rusisë në Ballkan dhe lufta në Ukrainë kanë rritur sfidat e sigurisë në rajon.
Ai theksoi se Kosova po fokusohet në forcimin e institucioneve, rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n.
Kurti foli edhe për kërcënimet hibride dhe dezinformimin, duke u bërë thirrje diplomatëve kosovarë që të përballen me narrativat e rreme përmes komunikimit të bazuar në fakte.




