Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kërkuar nga institucionet që të hetojnë çdo dyshim për fushata të organizuara kundër produkteve vendore.
AKB thotë se kontrollet e produkteve ushqimore janë të domosdoshme, por ato duhet të zbatohen me standarde të njëjta për prodhuesit vendorë dhe produktet e importuara.
Organizata ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më shumë transparencë për kontrollet dhe analizat laboratorike, përfshirë publikimin e produkteve të testuara dhe rezultateve të tyre.
AKB ka kërkuar gjithashtu hetim për çdo pretendim lidhur me fushata që mund të dëmtojnë imazhin e produkteve “Made in Kosovo”, duke theksuar se konkurrenca duhet të bazohet në cilësi, çmim dhe standarde.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se dobësimi i prodhimit vendor rrit varësinë e Kosovës nga importi dhe se marka “Made in Kosovo” duhet të mbrohet dhe promovojë si pjesë e fuqisë ekonomike të vendit.




