Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.
Ambasada gjermane njoftoi se kryediplomati i tyre vizitën e nis në Bosnje, ndërsa në Kosova tha se do të jetë të martën pasdite ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me ushtarët gjermanë të KFOR-it.
Sipas tyre, udhëtimi i tij është pjesë e mbështetjes së Gjermanisë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndaj të cilës tha se janë të përkushtuar.




