Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për shtyp me Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Bashkimin Europian, dhe Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së, theksoi se deri në vitin 2027 Shqipëria do të ketë mbyllur të gjithë grupkapitujt, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se Shqipëria del me krenari nga faza e parë e me një ndjenë përgjegjësie.
Rama tregoi “mësimin” që ka marrë nga përballja me Brukselin ku tha se kurrë mos merr asgjë në Brukseli kur të buzëqeshin shijoje por mos e merr të mirëqenë, mund të iu zhduket nga fytyra sa hap e mbyllë sytë, vazhdo puno shumë dhe përgjigju në çdo rrethanë me përulësi e me rezultate.
Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria që solli hapjen e grupkapitullit të fundit ndërsa Ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre, tha se nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm, do të jetë shumë shpejt anëtare e Bashkimit Europian.




