Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në raport thuhet se ai nuk ka çrregullime mendore apo sëmundje psikiatrike, as të përkohshme, as të përhershme.
Gjithashtu, nuk janë vërejtur shenja të përdorimit të substancave psikoaktive apo alkoolit, dhe në momentin e krimit nuk ka pasur simptoma që do të ndikonin në gjykimin apo vetëkontrollin e tij.
Raporti përfundon se Murseli është i përgjegjshëm ligjërisht, i vetëdijshëm dhe i aftë për të ndjekur procesin gjyqësor. Ai është i qetë, bashkëpunues dhe me funksione të ruajtura mendore.




