Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Bosnje dhe Hercegovinës për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Ngjarja do të zhvillohet në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit.
Kurti kryeson delegacionin zyrtar të Kosovës, i cili përbëhet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Donika Gërvalla, dhe zëvendëskryeministrja e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Kosovë, njofton Zyra e Kryeministrit.
Qeveria e Kosovës e kishte shpallur më herët datën 11 korrik si ditë zyrtare përkujtimore në nderim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.




