Këngëtarja Melinda Ademi, po shënon një moment të rëndësishëm në jetën e saj ditën e sotme.
Ajo sot feston ditëlindjen e 30-të, në një udhëtim të paharrueshëm në Paris, Francë, përkrah të fejuarit të saj, Granit Muhaxheri.
Sigurisht që këngëtarja mori urime të shumta me të hyrë mesnata, por më i veçanti ishte nga Graniti.
Graniti shprehu dedikimin e tij të veçantë përmes një postimi në ‘Story’:
“Urime ditëlindjen dashuria ime! Gëzuar një vit tjetër aventurash të mrekullueshme”.
Melinda po fillon dekadën e 30-të me dashuri, aventurë dhe suksese të reja!





