Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 20 nëntor 2025, Stacioni Policor në Suharekë ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, në të cilën kërkohej që i dënuari S.S., mashkull, 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc – Suharekë, të lokalizohej dhe të dërgohej për vuajtjen e dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, Prishtinë.
Në njoftim thuhet se i dënuari S.S. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.




