Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka ngritur alarmin për largimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve dhe nxënësve nga Kosova drejt vendeve të BE-së, për shkak të kushteve më të mira të jetesës dhe pagave më të larta.
Ajo paralajmëron se, nëse ky trend vazhdon, shkollat do të mbesin pa staf dhe pa nxënës. Shala fajëson institucionet për mungesën e kushteve dhe pasigurinë politike që, sipas saj, po e nxit emigrimin masiv.
Ajo përmendi edhe zbatimin e mangët të vendimeve për përvojën e punës, vonesat në kontratën kolektive dhe mungesën e përkrahjes institucionale si faktorë shtesë të krizës në arsim.
“Po ikin mësimdhënësit me përvojë e po mbesim me klasa bosh. Kështu, shumë shpejt, shkollat mund të jenë vetëm ndërtesa pa jetë,” tha Shala




