Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka dorëzuar 48 kallëzime penale në prokuroritë përkatëse për mosdeklarim të pasurisë. Në mesin e tyre përfshihen të paktën katër deputetë nga legjislatura aktuale dhe e kaluar, si dhe këshilltarë ministrash e zyrtarë të institucioneve të pavarura.
APK ka shqiptuar gjithashtu 99 gjoba për mosdeklarim pasurie, prej të cilave 58 janë arkëtuar. Shkeljet kanë ndodhur në nivele të ndryshme të institucioneve publike dhe ndërmarrjeve.




