Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur sonte për gjendjen ekonomike në vend gjatë në emisionin “DPT te Fidani”.
Ai u shpreh se “në aspektin ekonomik nuk ka pasur asnjëherë situatë më të paqartë dhe të pasigurt”.
Ai shtoi se “në ekonominë e Kosovës, për shkak të rrethanave që kemi pasur, sektori publik ka qenë shumë i rëndësishëm për të ndërtuar atë infrastrukturë të nevojshme për të funksionuar bizneset, që ndikon në produktivitetin e tyre”.




