Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, do të takojë sot zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Takimi u konfirmua nga sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, duke e cilësuar si pjesë të dialogut të vazhdueshëm me partnerët strategjikë të vendit.




