Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një vizite të këtij të fundit në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se takimet me Ahmetin janë gjithmonë të mirëpritura dhe me vlerë, duke theksuar rolin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktorë të rëndësishëm shtetformues.
“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, ka shkruar Begaj.




