Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se refuzimi për të dëshmuar ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi cenon barazinë e armëve në procedurë.
Ai ka treguar sepse ky refuzim është shkelje, madje të cilën e parasheh edhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Më tej, Bajraktari shpjegoj se “Mungesa e dëgjimit të një dëshmitari të propozuar nga mbrojtja e cenon barazinë e armëve, veçanërisht kur prokuroria ka paraqitur dëshmitarë të ngjashëm ose identikë, ndërsa mbrojtjes i refuzohet kjo e drejtë. Kjo vlen edhe sa i përket pranimit të deklaratës së tij me shkrim, siç e parasheh Rregullorja e Procedurës dhe e Provave të Gjykatës Speciale. Dëshmia dhe dëshmitari Zyrapi e fiton karakterin e “dëshmitarit thelbësor”, bazuar në rolin dhe pozitën që e ka pasur z. Zyrapi gjatë luftës, prandaj, refuzimi dëshmisë së tij e cenon tej mase parimin e barazisë së armëve, palëve në procedurë dhe rrjedhimisht është shkelje e parimeve që garantojnë gjykim të drejtë”.





