Kandidatët e Partisë së Drejtësisë do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas një njoftimi të PD-së, kjo marrëveshje është miratuar nga Kryesia e partisë, e cila e vlerëson këtë format si zgjidhjen më të përshtatshme për përfaqësimin dinjitoz të vlerave, programit dhe përvojës shtetëndërtuese të Partisë së Drejtësisë në këto zgjedhje, duke siguruar qasje të përbashkët drejt përgjegjësisë publike dhe qeverisjes qendrore cilësore.
Partia e Drejtësisë thekson se ky vendim reflekton orientimin tonë të qartë drejt unitetit e bashkëpunimit politik, stabilitetit institucional dhe rritjes së mundësive për përfaqësim të vlerave të mirëfillta qytetare me profesionalizëm dhe integritet.




