Shoqatat që përfaqësojnë diasporën shqiptare në Turqi kanë organizuar aktivitete festive për nder të 28 Nëntorit, duke marshuar në lagje e rrugë të ndryshme të Stambollit me festë.
Me flamurin kuqezi në duar dhe të shoqëruar nga këngë patriotike, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit shqiptar kanë defiluar nëpër qytet për të shënuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Organizatorët theksojnë se festa e 28 Nëntorit mbetet një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në Stamboll, duke i bashkuar ata rreth identitetit, traditës dhe krenarisë kombëtare.




