Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se duke u kthyer nga Shqipëria, ka vizituar komunën e Dragashit.
Osmani shkruan se Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik.
E para e vendit dhe kryetari Bexhet Xheladini kanë diskutuar për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë.
Postimi I plotë:
Duke u kthyer nga Shqipëria, u ndalëm në komunën pitoreske të Dragashit. 🏔️🌲
Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik. Me kryetarin Bexhet Xheladini diskutuam për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë. E falënderoj për mikpritjen e tij, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale dhe të kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet.





