Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të garojë si subjekt i vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka deklaruar nënkryetari i kësaj partie, Daut Haradinaj.
Haradinaj në intervistën për KosovaPress tha se po synojnë rezultate të mira dhe se “nuk do të ketë krijim të institucioneve pa Aleancën dhe do të jetë një parti e konsoliduar parlamentare”.
Lista zgjedhore e kandidatëve për deputetëve, shton ai se do përbëhet nga 110 figura të të gjitha fushave.
Haradinaj tha se për zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit po hartojnë një program real dhe se oferta e tyre është për ndryshim të gjendjes në vend.
Ai ka theksuar se janë të interesuar të bëjnë një fushatë programore me ofertë e jo të akuzojnë shumë.
Aleanca po shpreson në rezultate e përqindje më të lartë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.




