Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për ankesën e Lidhjes Demokratike në PZAP që të mos lejohet votimi në qendrat alternative në votimin jashtë Kosovës.
Ajo shkruan se LDK në luftë me diasporën? dhe si ndryshe luftohet diaspora?
Matoshi më tej thotë se LDK kur mbledhte fondin e 3% nga diaspora ju pëlqente por tash jo dhe se do t’i dënojë edhe mërgata por edhe perëndia.





