Policia ka publikuar të dhënat ditore mbi sigurinë rrugore dhe veprimtaritë e saj në fushën e rendit dhe ligjit. Gjatë ditës së fundit, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, por janë raportuar 24 aksidente me të lënduar dhe 23 aksidente me dëme materiale.
Autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 2035 tiketa trafiku, si pjesë e masave për disiplinimin e qarkullimit rrugor.
Sa i përket masave për ruajtjen e rendit publik, policia ka arrestuar 18 persona, ndërsa 6 të tjerë janë vendosur në mbajtje. Nuk ka pasur raste të ndalimeve policore përkohshme, por janë evidentuar 2 persona në vuajtje të dënimit.




