Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka shkuruar në lidhje me viziten e Zyrtarit të Lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan në Kosovë në fundjavën që shkoi.
Ambasada theksoi se vizita e tij kishte qëllim për të quar përpara përpjekjet e SHBA-së drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik.
“Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan #StateEUR në Kosovë këtë fundjavë të kaluar. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Manastirin e Graçanicës” shkruan Ambasada e SHBA-së.




