Xhevahire Izmaku, ish-deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, është deklaruar lidhur me çështjen e mundësisë së bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Izmaku, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se marrëveshja mes dy subjekteve politike nuk ka ndodhur, shkruan Insajderi.
“Shumë prej jush më keni shkruar ditëve të fundit, duke pyetur për një bashkim të mundshëm me subjektin me të cilin kemi ndarë vlera të përbashkëta ndër vite. Sot dua t’ju them me qartësi: ajo marrëveshje nuk ndodhi”, ka deklaruar Izmaku.
Izmaku ka thënë se Nisma do të vazhdojë vetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
“Nisma do të ecë përpara, e pavarur, e përkushtuar dhe e mbështetur tek njerëzit që e besuan këtë rrugë dekada me radhë, nën lidershipin e provuar të Fatmir Limajt. Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë vendit me vlera që i përgjigjen realisht nevojave të qytetarëve.Për ne, politika nuk është krenari e tepruar, as arrogancë”, ka deklaruar Izmaku




