
Kryetari I AAK-së priti sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, z. Maurizio Antonini.
Haradinaj I uroj mirëseardhje dhe sukses në misionin e tij diplomatik z. Antonini duke I shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia I ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe të konsolidimit ndërkombëtar.
Haradinaj dhe Ambasadori Italian biseduan për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Theksova se Kosova duhet t’i rikthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik, një rrugëtim që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE” ka thënë Haradinaj./rtvmalisheva/