
Nxënës nga disa shkolla të Komunës së Malishevës po marrin pjesë këtë vit në testin ndërkombëtar PISA, test ky që vlerëson njohurit dhe aftësitë e 15-vjeçarëve në fushat e leximit, matematikës dhe shkencës.Këta nxënës janë të përzgjedhur nga MASHT-i.
Si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit në Komunën e Malishevës e kanë vlerësuar zyrtarë komunal dhe drejtor shkollash, duke theksuar se rezultatet do të shërbejnë si bazë për identifikimin e nevojave të nxënësve dhe për planifikimin e ndërhyrjeve konkrete në mësimdhënie.
Nga të dhënat paraprake nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Malishevë, shefi I drejtorisë Sabit Berisha I kishte vizituar për dy ditë radhazi nxënësit dhe informoi se këta nxënës janë në nivelin e mesëm të ulët.
Ai tregon se ata kanë arritur të kuptojnë dhe të përdorin njohuritë bazë, por ende hasin vështirësi në zbatimin praktik të tyre në situata komplekse apo të reja.
Rezultatet përfundimtare të PISA-s priten në fund të vitit 2025./rtvmalisheva/