
Komidioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 33-të në këtë vit.
KQZ mori vendim për lirimin e 3,716 kutive të votimit me material zgjedhor nga procese të ndryshme zgjedhore që përfshijnë periudhën 2014-2021.
Zbatimi I këtij vendimi do të lirojë depon e KQZ-së me qëllim të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale që do mbahen gjatë këtij viti.
Gjithëashtu KQZ mori vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave PZAP ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.
Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm./rtvmalisheva/