Trupi gjykues i çështjes së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, mori vendimin e rrëzimit të mocionit të përbashkët të ekipeve mbrojtëse që të rrëzojnë pjesë të caktuara të akuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në Hagë që nga viti 2020.
Sipas avokatëve, në Kosovë nuk ka pasur konflikt pas qershorit 1999, dhe para fundit të majit 1998.
Si rezultat, ata kishin kërkuar të rrëzohen akzuat për incidente që janë kryer para ose pas këtyre datave.




