Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në emisionin “Politiko” se shpallja e Listës Serbe si organizatë terroriste nuk është kompetencë e qeverisë, por e prokurorisë dhe gjykatës.
Ai tha se, ndryshe nga dy organizatat që qeveria e tij i ka cilësuar terroriste me argumente dhe organogram të qartë, për Listën Serbe një veprim i tillë nuk mund të ndërmerret pa vendim të organeve të drejtësisë.
Kurti shtoi se ndonëse qeveria ka vepruar në mënyrë të drejtë në rastet e tjera, ndërkombëtarët nuk i kanë ndjekur të njëjtat masa.




