Kandidati i AAK-së, Dardan Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së vëllait të tij, Alban Krasniqit nga Vetëvendosje, i cili akuzoi Ramush Haradinajn për keqpërdorim të lotëve të nënës së tij në fushatë.
Dardani u shpreh se ndonëse ndihet krenar për të kaluarën e vëllait të tij si ushtar, e konsideron të gabuar deklaratën e tij publike.
Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai tha se politika po i largon njerëzit nga vlerat dhe se vetë është ndarë nga LVV-ja pikërisht për t’i ruajtur ato.




