Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi Japoninë veriore të enjten, me epiqendër në Prefekturën Aomori dhe në një thellësi prej rreth 20 kilometrash, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Fill pas lëkundjeve, autoritetet lëshuan paralajmërim për cunami me valë deri në një metër, ndërsa më vonë JMA e vlerësoi intensitetin e tërmetit me 4 ballë në shkallën japoneze prej 7 ballësh.
Ky incident vjen vetëm pak ditë pas një tërmeti edhe më të fortë, me magnitudë 7.6, që goditi të njëjtën zonë.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje banorëve të shmangin zonat bregdetare dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.




