Një person është arrestuar nga Policia pas një rasti të raportuar të keqpërdorimit të besimit, ku kishte marrë një veturë me qira më 21 nëntor 2025 dhe nuk e kishte kthyer më.
Pas hetimeve, më 11 dhjetor policia lokalizoi të dyshuarin, e arrestoi dhe sekuestroi automjetin, i cili iu kthye pronarit.
I dyshuari u intervistua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.




