Kuvendi ka miratuar paketën fiskale që parashikon nisjen e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nga 1 janari, me një normë tatimore prej 5%, duke rrëzuar të gjitha amendamentet për uljen e saj.
Po ashtu, deputetët votuan projektligjin për fshirjen dhe lehtësimin e detyrimeve tatimore e doganore, i cili u miratua me 73 vota pro dhe 14 kundër.
Ligji parashikon fshirjen automatike të të gjitha detyrimeve të krijuara deri më 31 dhjetor 2014, përveç sigurimeve shoqërore e shëndetësore, duke përfshirë rreth 1 miliard euro borxhe të vjetra mbi 10 vite.
Në total, nisma prek rreth 2 miliardë euro detyrime.
Opozita e ka kritikuar ashpër ligjin, duke kërkuar publikimin e listës së përfituesve, por asnjë nga propozimet e saj nuk u pranua.
Për periudhën 2015–2024, borxhet do të lehtësohen vetëm nëse tatimpaguesit kryejnë pagesat e detyrimeve.




