Organizatat e tifozëve në Evropë dhe më gjerë kanë reaguar ndaj FIFA-s pas publikimit të çmimeve të biletave për Kupën e Botës 2026, duke i cilësuar ato si “grabitqare” dhe “tradhti ndaj mbështetësve”.
Çmimet për fazën e grupeve variojnë nga 180 deri në 700 dollarë, ndërsa ato për finalen shkojnë nga 4,185 deri në 8,680 dollarë, duke tejkaluar pritshmëritë fillestare.
Football Supporters Europe (FSE) akuzoi FIFA-n për përfitim në kurriz të tifozëve të zakonshëm, duke bërë turneun më pak të arritshëm.
Për herë të parë, FIFA do të përdorë një sistem çmimesh dinamike, i cili rrit ose ul çmimet në bazë të kërkesës, gjë që ka shtuar shqetësimet se tifozët e vërtetë mund të largohen nga stadiumet.




