Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) protestojnë sot nga ora 11:00 para zyrave të korporatës, duke kërkuar rritje pagash, nivelizimin e pagave për sigurimin fizik dhe zbatimin e pagës së 13-të.
Ata theksojnë se përballen me kushte të vështira dhe rrezik profesional, ndikime nga inflacioni dhe nuk kanë përfituar rritje pagash si institucionet e tjera publike, ndërkohë që mbajnë mbi supe sistemin energjetik të vendit.




