Sarah Dzafces, e kurorëzuar “Miss Finlanda 2025”, do t’i hiqet titulli pas një fotografie ku ajo bëri një gjest të interpretuar si racist ndaj personave aziatikë.
Organizatorët e konkursit të bukurisë deklaruan se nuk pranojnë racizëm ose sjellje diskriminuese dhe njoftuan se Tara Lehtone, e cila u rendit e dyta, do të marrë vendin e saj.

Dzafces, e lindur në Oulu dhe me origjinë nga Kosova, shprehu pendesë për veprimet e saj dhe u kërkoi falje publikut.




